24/11 21:11
Edy Reja befason me zgjedhjet e tij sa i përket formacionit titullar për ndeshjen me Hungrarinë.
I kushtëzuar edhe nga mungesa e tre elementëve kryesore, Hysaj, Manaj e Bare, për arsye kartonësh, trajner italian ka preferuar nga minuta e parë në krahun e djathtë Albi Dokën, ndërsa në mbështetje të dy sulmuesve të avancuar, Balaj dhe Uzuni, do të jetë prurja më e re, Nedin Bajrami.
Mungon sulmuesi më në formë i Kombëtares, Sokol Cikalleshi, që pa patur një shqetësim fizik.
Është pikërisht futbollisti i Empolit risia e madhe e përfaqësueses kuqezi për këtë përballje shumë të rëndësishme sa i përket ecurisë së këto eliminatore.
Top Channel