Ish-konkurrenti i “Për’puthen +40”, Ilir Lara, ka reaguar për herë të parë pas akuzave të shumta që i bëri Gilberta Simoni.

Pasi i dhanë fund lidhjes së tyre, e cila u duk se ishte shumë e bukur dhe do të finalizohej edhe në fejesë, mësuesja nisi të bënte akuza drejt tij në rrjetet sociale.

Gilberta postonte në “Instastory” mesazhe që i kishin dërguar të tjerët, ku i thonin se Iliri ishte i martuar dhe se kishte fëmijë.

Madje pas këtyre mesazheve, ajo vendosi që të fshinte të gjitha fotot që kishte me të në “Instagram”.

Mëngjesin e kësaj të mërkure, Iliri ka bërë një postim në “Instastory” ku zbulon se si qëndron e vërteta e tij.

Postimi i plotë: 

“Ka akoma që, mbas shpifjeve lushnjare, më pyesin: se a është e vërtetë që…?

Dëgjoni o Milet!

Nuk kam qenë asnjëherë dhe nuk jam i martuar!

Nuk kam as grua dhe as fëmijë!

Të tjera dhe legjitime motive më larguan nga ajo e lumthit!

Pra isha dhe jam: lumturisht single”, shkruan Lara në postimin e tij, teksa uron edhe një muaj të mbarë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel