Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, nuk i ka të rralla fotot provokuese në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të reja, ku shfaqet mjaft tërheqëse  e veshur me një palë të brendshme me material xhins, dhe një xhaketë të jeshile në pjesën e sipërme.

Në mbishkrimin e imazheve, ajo promovon këngën e saj më të re “Seaside” në bashkëpunim me emrat e njohur: Diane Warren, Sofia Reyes dhe Reik.

Mes shumë komenteve nga fansat, ka spikatur një koment i nënës së saj, Vera Sahatçiu – Ora, e cila zakonisht e ngacmon me komente të ndryshme qesharake  dhe kritikuese të bijën.

“Ato kupaçke të vogla”, ka shkruar nëna e këngëtares në komentin e saj, referuar të brendshmeve me material xhins që bija e saj kishte veshur në këtë paraqitje.

Kjo nuk është hera e parë që mamaja e ngacmon me komente të tilla Ritën, pasi është bërë temë e mediave disa herë me “vërejtjet” që ajo ia bën vajzës së saj në rrjetet sociale.

 

FOTO GALERI
2/6

Top Channel