Ekspozita për të zhdukurit në komunizëm “Sigurimi në fjalët e veta”, me të dhëna të historikëve të 19 degëve të Sigurimit në të gjithë vendin u çel në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve në lulishten “Fadil Kokomani, Vangjel Lezho” pranë Kryeministrisë, dy gazetarëve që ende sot nuk u dihen eshtrat.

Ekspozita prezantohet nga Autoriteti për Informim i dokumentave të ish sigurimit të shtetit.

Ardita Rrepishti, drejtoreshë e mbështetjet shkencore ne AIDSSH: Është e rëndësishme që ne i deklasifikojnë dokumentet e ish sigurimit të shtetit deri dje të panjohura në të cilat vetë sigurimi merr autorësi për veprimet e veta dhe për ngjarje të caktuara. Mendoj që kjo është arritja kryesore e ekspozitës. Hapja e dokumenteve dhe bërja e tyre të njohur për studiuesit, qytetarët, me dëshirën që të thellohen kërkimet dhe historitë të zbardhen në të gjitha këndvështrimet.

Prezantimi është i parii këtij niveli dhe i jep akses publikut e të interesuarve në dokumentacion e të dhëna deri më sot të panjohura.Në këtë paraqitje të materialit të trajtuar nga historikët dhe puna për të pagjeturit e komunizmit, numërohen 3299 jetë njerëzore, të ekzekutuar me dhe pa gjyq. Ende sot, ata janë të pagjetur.

Ardita Rrepishti, drejtoreshë e mbështetjet shkencore ne AIDSSH: Historitë nisin me njerëz të mirnjohur si Lef Nosi, një ndër firmëtarët e pavarësisë, i cili ende sot rezulton i zhdukur për familjarët. Dhe njerëz të tjerë si Hetem Haxhiademi, klasik i madh shqiptar, i cili mbylli sytë në burgun e Burrelit. Për të ardhur deri në poetë më të vonë si Trifon Xhaxhika, apo gazetarë si Fadil Kokomani, Vangjel Lezho, të cilët u pushkatuan brenda natës.

Këto 19 struktura që përfaqësojnë 19 degët në rrethe, janë histori të rënda, jo vetëm për të treguar, por edhe për ti kuptuar dhe lexuar mes rreshtave.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA