Këngëtarja Bebe Rexha feston ditëlindjen sot dhe nuk kanë munguar urimet nga miqtë e saj.
Mes tyre është edhe Rita Ora, e cila ka marrëdhënie shumë të mirë me Beben dhe shfaqen pranë njëra-tjetrës në shumë evente botërore.
Me anë të një postimi në Instagram, Rita Ora postoi fotografinë teksa shfaqej e lumtur pranë Bebe Rexhës dhe shkroi: “Vajza e ditëlindjes, shpresoj të kesh ditën më të bukur.”
Bebe ka pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë me Ritën dhe me të gjitha artistet shqiptare me famë ndërkombëtare. Para disa kohësh shprehu dëshirën për një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max por kjo nuk është bërë ende e mundur. Arsyeja është armiqësia që vazhdon prej vitesh mes Duas dhe Ritës.
Top Channel