Drogë, dhunë, të dehur në timon e kalim i paligjshëm i kufirit/ Disa të arrestuar gjatë operacioneve në Fier, Lushnjë e Divjakë

28/08/2021 12:51

3 shtetas janë arrestuar, 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa 2 janë vënë nën hetim, gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Fierit.

33-vjeçari Ermal Mema u arrestua në Fier, pasi është dënuar me 3 muaj e 17 ditë burg për ndihmën e dhënë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Sipas policisë, pesë shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar 26-vjeçarin me iniciale B.Ç, në Lushnjë. 33-vjeçari me iniciale F.Z. u arrestuan për armëmbajtje pa leje dhe plagosje me dashje. tre të tjerë janë në kërkim, ndërsa 24-vjeçari me iniciale R.Z. u procedua penalisht.

Në Divjakë, 30-vjeçari me iniciale L.N. po drejtonte mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, ndërsa në makinë iu gjet kanabis.

Nën hetim u vu 26-vjeçari me iniciale A.Dh., pasi në shtëpi iu gjet municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

•Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, kapën dhe ndaluan shtetasin Ermal Mema, 33 vjeç, banues në Levan, Fier.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 09.02.2021, e ka dënuar këtë shtetas me 3 muaj e 17 ditë burgim, për veprën penale ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

•Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. N., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz” nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Komisariatit të Policisë Divjakë për të ndaluar dhe pasi u kap nga këto shërbime, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe gjatë kontrollit personal iu gjetën një sasi e vogël me lëndë narkotike cannabis sativa.
Gjithashtu u procedua penalisht pasagjeri në automjet, shtetasi A. Dh., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në banesë, ju gjetën municion luftarak të cilat i mbante pa leje.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” shtetasin F. Z., 33 vjeç, banues në Lushnjë.
Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi R. Z., 24 vjeç dhe u shpallën në kërkim shtetasit J. Z., 27 vjeç, E. B., 33 vjeç dhe A. B., 27 vjeç, pasi të pestë këta shtetas, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë goditur me sende të forta dhe grushta shtetasin B. Ç., 26 vjeç.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale doreza e grushtit e cila iu gjet shtetasit F. Z.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA