PSV Eindhoveni e pati si shëtitje sfidën e shtëpisë me Cambuurin në kuadër të javës së dytë të Eredivisie.

Skuadra e drejtuar nga Schmidt shënoi nga dy gola në çdo pjesë loje përballë një kundërshtari modest, që gjithsesi mundi ta shënonte golin e nderit, atë të rezultatit të përkohshëm 3-1 në minutën e 66-të, shënuar nga Bangura.

Në pjesën e parë për vendësit realizuan Propper dhe Zahavi, ndërsa në fraksionin e dytë e tundën rrjetën Madueke dhe Thomas. Me këtë sukses PSV Endhoveni ngjitet në krye të Eredivisies me 6 pikë, por Ajaxi dhe Feyemoordi mund ta zhvendosin dy pozicione më poshtë nëse I fitojnë takimet respektive këtë të diel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA