India, vendi ku u shfaq më së pari variant Delta i koronavirusit që sot po pushton botën, krijoi vaksinën e parë të ADN-së në botë.

Rregullatori vendas i ilaçeve e miratoi atë për përdorim urgjent. Vaksina që duhet të merret me tri doza, ZyCov-D, ka parandaluar simptomat e sëmundjes në 66 për qind të personave të vaksinuar, sipas një studimi të cituar nga kompania prodhuese, Cadila Healthcare.

Kompania planifikon të prodhojë 120 milionë doza të vaksinës në vit. Vaksinat paraprake të ADN-së kanë funksionuar mirë në kafshë, por jo në njerëz. India deri më tani ka shpërndarë më shumë se 570 milionë doza të vaksinave të miratuara – Covishield, Covaxin dhe Sputnik V.

Rreth 13 për qind e të rriturve janë vaksinuar plotësisht dhe 47 për qind kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës që prej nisjes së fushatës së imunizimit në muajin janar. Kompania Cadila Healthcare, ka thënë se ka kryer testimet më të mëdha klinike për vaksinën në Indi, duke përfshirë 28,000 vullnetarë në më shumë se 50 qendra.

Vaksina, sipas saj, përdor rrathë të vegjël të ADN-së, që përmbajnë informacion gjenetik, për ta dërguar atë në dy shtresa të lëkurës, ndërsa ka qenë e sigurte dhe e tolerueshme edhe te fëmijët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA