Sot është mbajtur seanca e radhës gjyqësore dhe është lënë në fuqi vendimi i shkallës së parë “arrest me burg” për Donald Anu, Marie Atiock, Fatbardh Danjën dhe Xhentil Kupen.

Donald Anu, mashtruesi i disa kompanive ndërkombëtare që ngriti një skeme mashtrimi kompjuterik për t’iu përvetësuar afro 4 milionë euro, insiston se është studiues teologjie dhe konsulent biznesesh që erdhi në Shqipëri për vizitë.

Në seancën e mëparshme, prokurorja deklaroi se 34-vjeçari nga Kameruni përdori pasaportën e një nigeriani, një version që u mohua prej tij me justifikimin se dokumentin e identifikimin e kishte siguruar me dëshirën e mikut të tij që e dërgoi sipas të akuzuarit nga Afrika për të hapur kompanitë.

Megjithatë një nga kompanitë që do të tregtonte gurë të çmuar ka hapur dyshimet se të dyshuarit mund të kenë qenë duke pastruar para nga shitja e diamanteve, një dyshim ky që ende mbetet paraprak.

Ajo që deklarohet zyrtarisht është se bankat u alarmuan dhe njoftuan autoritetet nga disa dërgesa, njëra prej të cilave me vlerë 300 mijë euro, që u transferua nga Polonia në një nga 17 subjektet të hapura nga katër të arrestuarit , të cilët ndërhynë për të përfituar nga llogarite e disa kompanive te huaja

Në 3o mars shtetasi shqiptar, Xhentil Kupe hap një subjekt me objekt blerjen e diamantëve të çmuar dhe metaleve dhe dy javë më vonë ai paraqitet për të tërhequr një shumë të dërguar në emër të kësaj shoqërie.

Ky është rasti i dyte hetimor pas atij të raportuar më heret nga TCH, ku autoritetet gjurmojnë shoqëri të regjistruar, me fokus gurët e çmuar të Afrikës. Dy shtetasit shqiptarë të arrestuar, rrëfejnë se u angazhuan pranë kamerunasit për arsye ekonomike, njëri prej të cilëve i shërbeu si përkthyes.

Edhe e reja kamerunase, Marie Atiock i tregoi gjykatës se nuk kishte hapur adresa false dhe as është implikuar në mashtrimin disa milionësh. “Erdha në Shqipëri për të luajtur futboll në vitin 2017”, tha e reja dhe madje ka mësuar edhe shqip, por as ky version nuk e shpëtoi atë nga burgu.

Ndërsa Xhentil Kupe nga Korça, në deklarimin e tij sqaroi se me Donaldin është njohur prej motrës së tij, pra të Donaldit, Evelina pasi kanë qenë komshinj. Ajo e ka prezantuar me Donaldin , i cili më pas është prezantuar si vëllai i Evelinës. Pas shoqërimit me Donaldin, ai i ka kërkuar ndihmë që të hapte një nipt me emrin e Xhentilit , pasi ai vetë nuk kishte leje qëndrimi dhe nuk i kushtet për të ushtruar një aktivitet të tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA