Njeriu më i shpejtë në botë është italiani Marcell Jacobs. 26-vjeçari triumfoi në finalen e 100 metrave në Olimpiadën e “Tokio 2020” me kohën 9”80. Kerley dhe De Grasse ngjiten gjithashtu në podium me medaljen e argjendtë dhe atë të bronztë.
Pas Gianmarco Tamberit, atletika italiane e mbyll këtë 1 gusht fantastik me një tjetër medalje ari të bujshme, të jashtëzakonshme, të pabesueshme. Lamont Marcell Jacobs është kampion olimpik në garën e sprintit (100 m) Nuk kishte ndodhur kurrë që një italian të arrinte majën e podiumit.
Renditja:
1) Lamont Marcell Jacobs (ITA) – 9.80
2) Fred Kerley (USA) – 9.84
3) Andre de Grasse (CAN) – 9.89
4) Akani Simbine (RSA) – 9.93
5) Ronnie Baker (USA) – 9.95
6) Bingtian Su (CHN) – 9.98
Në historinë e sportit italian edhe Gianmarco Tamberi. Atleti i kaltër fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Tokios duke kërcyer 2.37 në garën e kërcimit së larti./SuperSport/
Top Channel