Kombëtarja përgatitet për sfidën me Ukrainën, dëmtohet Muçi, edhe Asani mungon në stërvitje
Australiania Jessica Fox gjeti një mënyrë shumë të çuditshme për të ndihmuar veten në një moment të vështirë.
Atletes 27-vjeçare iu desh të vinte në jetë planin B për të riparuar kanoen e saj në kohën kur garonte në finale e sllallomit K1.
Ishte vetë Fox që ndau në rrjete sociale një video pasi mbaroi gara ku tregoi se si e kishte përdorur prezervativin për të riparuar kajakun e saj.
“Vë bast se nuk e dinit që prezervativët mund të përdoren dhe për këtë. Ata kanë shumë elasticitet dhe janë shumë të fortë,” ka shkruar australiania në postimin e saj.
Edhe pse mes vështirësive, ajo mori medaljen e bronztë duke mbyllur kështu Lojërat Olimpike me dy medalje, pasi më parë kishte fituar medaljen e artë kur garonte në C1 individualisht.
Top Channel