Ndalesa e parë për Lazion e Maurizio Sarrit në miqësoret e kësaj vere. Skuadra bardhekaltër nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në testin përballë Padovas që u zhvillua në Auronzo di Cadore.

Ishte Padova që kaloi e para në avantazh me Della Lattan i ndihmuar edhe nga një devijim i Luiz Felipes që befasoi Reinan. Për të barazuar shifrat mendoi Luis Alberto në fundin e pjesës së parë i cili kthehu në gol një penallti pas një aksioni shumë të mirë të Hysajt nga e majta.

Pavarësisht ndryshimeve që bëri Sarri në pjesën e dytë rezultati nuk ndryshoi më madje as aktivizimi i Vedat Muriqit nuk solli golin e fitores për Lazion që u ndal nga Padova në një barazim 1-1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA