Kosova, vendi që paguan më së shumti për medalje olimpike në Ballkan – lë pas Serbinë

27/07/2021 12:46

Kosova është vendi që paguan më së shumti për medalje olimpike. Rekordi olimpik që e arrin një sportist paguhet 200 mijë euro, medalja e artë në 100 mijë, e argjendta në 60 mijë dhe e bronzta me 40 mijë euro.

Në këto Lojëra Olimpike, një vend me më pak se dy milionë banorë ka arritur t’i fitojë dy medalje të arta, derisa disa nga vendet në Ballkan ende nuk e kanë shijuar një sukses të tillë.

Derisa suksesi i Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës është duke u festuar në Kosovë, të dy xhudistët do të fitojnë shumë solide të hollash (duke marrë parasysh se çfarë paraqitje spektakolare i bënë Republikës tonë), secila nga 100 mijë euro.

Mediumi kroat 24sata.hr ka publikuar një listë me vendet ballkanike që shpërblejnë më së shumti sportistë për medalje olimpike.

Sipas raportimit të tyre, Kosova është në vendin e parë sa i përket shpërblimit të sportistëve, pasi paguan 100 mijë euro. Pas vendit tonë, vije Serbia që paguan më së shumti për një medalje olimpike rreth 70 mijë euro.

Në Malin e Zi, një medalje olimpike nga shteti i tyre për sportistin që arrin të fitojë medaljen e artë merr 35 mijë euro.

Bosnja e Hercegovina në anën tjetër ndanë një shumë qesharake për medaljen olimpike, pasi medalisti merr vetëm 2300 euro.

Kroacia në anën tjetër si një vend me ekonomi më të qëndrueshme, nuk paguan më shumë se 28 mijë euro për një medalje të artë.

Ndërsa, për Maqedoninë e Veriut ende nuk ka të dhëna të publike se sa mund të shpërblehet një medalist i artë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA