Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se në mesin e viktimave në aksidentin tragjik në Kroaci, është edhe Sevdail Rrustemi nga Pakashtica e Podujevës.
“Dje kemi pranuar informatën nga Ministria e Punëve të Brendshme, se prej 10 viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci, njëri prej tyre është edhe miku im, Sevdail Rrustemi nga Pakashtica e Podujevës. Ky lajm i kobshëm për vdekjen e bashkëvendësit tonë na lëndoi thellësisht të gjithẅ qytetarëve të Llapit”, ka shkruar Bulliqi.
Bulliqi u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të viktimës.
“Unë iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të viktimës, dhe shpreh solidaritetin e plotë, që si institucion me të gjitha mundësitë̈ tona do të qëndrojmë̈ pranë̈ familjes në këto momente të rënda”, ka shkruar i pari i Podujevës.
Top Channel