Shqiptarët në “Tokio 2020”/ Dëmtohet Indrit Cullhaj, qitësja Deliaj doli në vendin e 37

25/07/2021 20:57

Përfundoi mes dhimbjesh garimi i Indrit Cullhajt në Lojërat Olimpike të Tokios. Sportisti shqiptari xhudos garoi në kategorinë deri në 66 kg të kësaj disipline sportive dhe sfida e tij e parë ishte ajo me Kostarikanin Sancho.

Por pas 11 minutash, Çullhaj u detyrua të dorëzohej kundrejt rivalit të tij.

Cullhaj e nisi mjaft mirë duelin dhe për një pjesë të mirë të kohës u shfaq superior ndaj kundërshtarit të tij, por në fund sportisti shqiptar nuk ia doli të fitojë këtë përballje, madje në kapjen e fundit në këtë duel pësoi edhe një dëmtim duke dalë nga parketi me barelë.

Pasi mori ndihmën e parë nga stafi mjekësor i delegacionit, Cullhaj u dërgua në spitalin qendror të Tokios për një kujdes më të specializuar teksa i është nënshtruar analizave të nevojshme dhe ekzaminimit me skaner. për fat të mirë, Cullhaj rezultoi se nuk kishte dëmtime serioze dhe u kthye në Fshatin Olimpik, por përkohësisht do të shkëputjet nga stërvitja

Ndërkaq, këtë të dielë zhvilloi garën e saj të parë edhe Manuela Delilaj në disiplinën e qitjes. Kjo e fundit garoi në kategorinë 10 m pistoletë me ajër dhe ishte në baterinë e parë.

Delilaj në fund të garimit grumbulloi 565 pikë duke u renditur në vendin e 37 nga 53 sportiste pjesëmarrëse në këtë disiplinë. Manuela Delilaj do të garojë sërish në 29 korrik në 25 m pistoletë precizion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA