Negociatat për paqen në Ukrainë, Witkoff do të takohet të hënën me Zelenskyn dhe liderët europianë
Nuk do të ketë shtyrje të Lojërave Olimpike të Tokios, kjo është ajo që të lë të kuptosh lajmërimi për praninë e Perandorit Naruhito në ceremoninë e hapjes së evenimentit gjatë të cilës kreu i familjes perandorake japoneze do të deklarojë startin e kompeticionit më të rëndësishëm sportiv.
Pavarësisht dyshimeve të ngritura ditët e fundit, ky lajmërim zyrtar siguron se Lojërat Olimpike do të zhvillohen rregullisht dhe largon përfundimisht fantazmat e një shtyrjeje të dytë të evenimentit
Me rastin e ceremonisë së hapjes, Perandori Japonez do të takojë presidentin e Komitetit olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach pasditen e së enjtes. Megjithatë, anëtarët e familjes perandorake nuk do të jenë të pranishëm në impiantet ku do të zhvillohet garat e Olimpikeve duke respektuar vendimin e qeverisë japoneze për të mos lejuar publik në stadiume për të parandaluar përhapjen e Covid 19.
Sipas një funksionari të qeverisë, perandori japonez në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes mund të mos përdorë fjalën ‘festime’ në momentin e deklaratës së tij për startin e Lojërave
Por perandori nuk do të jetë i vetmi personalitet i lartë që do të jetë në ceremoninë e hapjes së Olimpikeve, në të do të jenë të paktën edhe liderët e 15 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare, një numër ky shumë më i ulët në krahasim me 40 liderët që morën pjesë në lojërat olimpike të Rio De Janeiros të vitit 2016.
Do të jenë 70 funksionarë qeveritarë në ceremoni,por numri i personave VIP të huaj që do të jenë të pranishëm në stadium ditën e premte mund të ndryshojë. presidenti francez Macron dhe kryeministi mongol Oyn Erden janë ndër liderët politikë që kanë konfirmuar praninë e tyre, ashtu sikurse edhe Zonja e Parë e SHBA, Jill Biden.
Top Channel