Pas humbjes në ‘Bernabeu, Lautaro Martinez: Dalim me kokën lart, ishim të barabartë me Realin. Por në Champions gabimet kushtojnë shtrenjtë

09/09/2026 09:57

nteri e nisi me humbjen ndaj Realit të Madridit aventurën në sezonin e ri të Ligës së Kampioneve. Në Santiago Bernabeu, skuadra zikaltër u shfaq superiore në lojë ndaj Los Blancos por u penalizua nga dy gabime të rënda në pjesën e parë.

Pas përfundimit të ndeshjes kapiteni Lautaro Martinez nuk e fshehu hidhërimin për këtë rezultat të skuadrës së tij.

‘Zhvilluam një ndeshje të një niveli shumë të lartë, dalim me kokën lartë, të vetëdijshëm që përballuam si të barabartë një kundërshtar të fortë-tha Lautaro Martinez-ky është një kompeticion i detajeve dhe kur gabon paguan çmimin-ne bëmë 2 gabime në fillimin e ndeshjes dhe më pas bëhet e vështirë, por Interi erdhi këtu të bënte një lojë si skuadër e madhe, zhvilloi një ndeshje me personalitet. Ata duan të fitojnë Ligën e Kampioneve ashtu si ne, është objektivi ynë’.

Lautaro Martinez shprehu keqardhjen për shanset e krijuara dhe që nuk u shfrytëzuan siç duhej në këtë ndeshje

‘Inter e nis çdo kompeticion për ta fituar-vijoi sulmuesi argjentinas-hidhërimi që bëmë pak gjuajtje në portë, në kundërsulme. Nuk ia dolëm të përfitojmë nga shanset. Largohemi me kokën lart, Courtois është një prej portierëve më të mirë në botë. Por ne duhet të përmirësohemi në opsionet përballë portës kundërshtare, duhet të bënim më mirë’.

Top Channel