Nafta rikthehet në 100 dollarë për fuçi, luftimet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
Mbi 250 fluturime janë anuluar këtë mëngjes në aeroportet e Mbretërisë së Bashkuar, pas problemeve të sistemit që prekën kontrollin e trafikut ajror në 15 aeroporte në të gjithë vendin.
Sipas të dhënave të faqes së monitorimit të fluturimeve Flightradar24, anulimet janë përqendruar kryesisht në aeroportet Heathrow dhe Gatwick.
Heathrow është aeroporti më i prekur, me 246 fluturime të anuluara deri në orën 06:00 të mëngjesit. Ndërkohë, në Gatwick janë regjistruar 33 anulime. Vetëm në intervalin 07:00-08:00, në Heathrow janë anuluar 16 fluturime. Problemet kanë sjellë pasoja edhe në aeroporte të tjera. Në Manchester janë anuluar fluturime drejt Heathrow dhe Parisit, ndërsa në Glasgow janë anuluar fluturime drejt Heathrow, Luton dhe Gatwick.
Situata pritet të shkaktojë vonesa dhe anulime të tjera gjatë ditës. Një ditë më parë, rreth 1,300 fluturime u anuluan në aeroportet britanike. Eksperti i udhëtimeve dhe gazetari Simon Calder paralajmëroi se pasojat e ndërprerjeve do të jenë të ndjeshme edhe gjatë ditës së sotme. “Do të ketë dhjetëra anulime në mëngjes të fluturimeve që vijnë në Heathrow, sepse fluturimet nuk u realizuan gjatë natës”, tha Calder për Sky News.
Top Channel