Pas hedhjes së shortit për kalendarin e sezonit të ri, Seria A ka miratuar edhe ditët e oraret fikse për dy javët e para të kampionatit, që do të startojë pikërisht të shtunën e 21 gushtit.

U takon kampionëve në fuqi, Interit që të zbresin për herë të parë në fushën e lojës, për t’u përballur me Genoan të shtunën në orën 18:30 në “San Siro”, ndërsa në të njëjtën orë, në “Bentegodi” do të zhvillohet përballja Verona-Sassuolo.

Po të shtunën e 21 gushtit do të luhen edhe takime të tjera si Empoli-Lazio dhe Torino Atalanta, të cilat do të startojnë në orën 20:45, ndërsa të dielën do të luhen 4 takime të tjera dhe dy të mbeturit janë planifikuar për mbrëmjen e të hënës. Këtë sezon kampionatit italian do t’i rikthehen edhe tifozët, pasi autoritetet kanë miratuar praninë e tyre në masën 30% të kapacitetit të stadiumeve, megjithatë drejtuesit e Serisë A dhe Federatës së Futbollit po ngulmojnë për një hapje të plotë për ata që kanë pasaportë vaksinimi.

Një tjetër risi e këtij sezoni është edhe ajo që lidhet me fazën e dytë, pasi ndryshe nga herët e tjera, ndeshjet nuk do të luhen sipas radhës së fazës së parë, por me një kalendar krejt ndryshe, sipas modelit të kampionatit anglez.

Më poshtë janë edhe datat e oraret ekzakte të ndeshjeve të dy javëve të para të Serisë A:
Java e parë:
Verona-Sassuolo (e shtunë, 21 Gusht, ora 18:30)
Inter-Genoa (e shtunë, 21 Gusht, ora 18:30)
Empoli-Lazio (e shtunë, 21 Gusht, ora 20:45)
Torino-Atalanta (e shtunë, 21 Gusht, ora 20:45)
Bologna-Salernitana (e diel, 22 Gusht, ora 18:30)
Udinese-Juventus (e diel, 22 Gusht, ora 18:30)
Napoli-Venezia (e diel, 22 Gusht, ora 20:45)
Roma-Fiorentina (e diel, 22 Gusht, ora 20:45)
Cagliari-Spezia (e hënë, 23 Gusht, ora 18:30)
Sampdoria-Milan (e hënë, 23 Gusht, ora 20:45)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA