Atmosfera ka qenë e zjarrtë edhe në vendin tonë pas fitores së Italisë në “Euro 2020”.
Qindra tifozë shqiptarë që mbështesnin Italinë apo Anglinë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Pasi kupa shkoi në Romë dhe nuk qëndroi në shtëpinë e saj, të rinjtë festuan, kënduan e valëvitën flamurin me tre ngjyra të Italisë.
Pas një ndeshjeje të gjatë e që mbajti të mbërthyer mijëra njerëz kudo në botë, ishin penalltitë ato që i dhanë trofeun e kampionatit evropian të futbollit “axurrëve”.
Kjo është kupa e dytë për Italinë. Në vitin 1968, fqinjët tanë morën trofeun e Evropianit, për të përjetuar sërish të njëjtat emocione pas 53 vitesh.
As 90-minutëshi dhe as dy shtesat nuk mjaftuan për të nxjerrë skuadrën fituese. “Axurrët” dhe “3 luanët” provuan fatin e penalltive në Wembley të Londrës.
Top Channel