Atmosferë e zjarrtë në Tiranë, qindra tifozë shqiptarë festojnë fitoren e Italisë

12/07/2021 08:35

Atmosfera ka qenë e zjarrtë edhe në vendin tonë pas fitores së Italisë në “Euro 2020”.  

Qindra  tifozë shqiptarë që mbështesnin Italinë apo Anglinë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Pasi kupa shkoi në Romë dhe nuk qëndroi në shtëpinë e saj, të rinjtë festuan, kënduan e valëvitën flamurin me tre ngjyra të Italisë.

Pas një ndeshjeje të gjatë e që mbajti të mbërthyer mijëra njerëz kudo në botë, ishin penalltitë ato që i dhanë trofeun e kampionatit evropian të futbollit “axurrëve”.

Kjo është kupa e dytë për Italinë. Në vitin 1968, fqinjët tanë morën trofeun e Evropianit, për të përjetuar sërish të njëjtat emocione pas 53 vitesh.

As 90-minutëshi dhe as dy shtesat nuk mjaftuan për të nxjerrë skuadrën fituese. “Axurrët” dhe “3 luanët” provuan fatin e penalltive në Wembley të Londrës.

FOTO GALERI
19/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA