“Kateksis” i Mimoza Ahmetit/ Ekspozita me punimet e krijuara gjatë pandemisë

05/07/2021 19:57

U quajt “Kateksis” kjo ekspozitë e Mimoza Ahmetit, me punë të krijuara kryesisht përgjatë periudhës së Pandemisë, pasi si qenie njerëzore jemi përherë në proces riformimi të kapaciteteve tona njohëse e krijuese, duke u katetuar në marrëdhënie me tjetrin.

 “KATEKSIS është një temë special që I bashkon sepse në këtë periudhë pandemie pamë një kontrasdiksion më të madh midis palësh dhe kjo më bëri të mëndoj [ër mënyrën se si jemi formuar”, tha Mimoza Ahmeti.

Si lektore e shkencave Ekonomike dhe Sociale, autorja përfiton nga rasti i ekspozitës të ftojë të gjithë dashamirësit e arteve që të përpiqen  për të perfeksionuar njohuritë në fusha të dijes e të shpirtit.

Ju bëj ftesë tyë gjithë shqipyarëve që të shkollohen në të gjitha grupmoshat e tyre dhe më të thella ashtu si bëjnë evropianët që përmirësojnë katetimit, ose predispozitën e vetvetes”, tha Ahmeti.

Ndërsa deri më tash Ahmetin e njohim si njeri të letrave, ajo ndien se ka për të shprehur shumë edhe nëpërmjet artit pamor. Në këtë ekspozitë me subjekteve të ndryshme ajo na rrëfen marrëdhëniet kontradiktore.

Në një farë mënyre unë ajm një artiste e alternuar, që kaloj nga një frekuencë tektjetra e shprehjes sipas frustrimit apo lirisë së kohës. Në këtë kohë pandemie nuk ishte shumë e mundshme të thuash shumë, se sda të vizualizosh ose të shprehesh nëpërmjet pikturës”, tha ajo.

Ekspozita qëndron në galerinë Kalo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA