Fermerët në Myzeqe po përballen me vështirësitë e temperaturave të larta. Atyre po ju mungon uji për vaditje.
Një grup fermerësh nga Plugu, i njësisë Golem, të bashkisë Lushnje, po japin alarmin pasi të mbjellat e tyre po thahen. Mungesa e ujit për një kohë të gjatë në tokat e tyre ka bërë që toka të çahet duke krijuar hapësira të mëdha.
Edhe pse kanë hapur puse uji nuk e kanë zgjidhur këtë problem, pasi këto puse thahen sapo nis rritja e temperaturave. E vetmja alternativë që këta fermerë kanë është të marrin atë pak ujë që ka kanali kullues duke përdorur pompat ku kosto e benzinës është shumë e lartë.
Xhemal Hasko, përgjegjësi i ujit në bashkinë Lushnje shprehet se në këtë zonë nuk funksionojnë kanalet vaditës për shkak të amortizimit.
Në dimër përmbyten dhe në verë thahen për ujë. Ky është fati i kësaj zone bujqësore nga e cila pretendohet prodhim edhe për eksport
Top Channel