EMRAT/ Kush janë dy personat që mbetën të plagosur në Sarandë, njëri prej tyre administrator i lokalit të njohur
20/06/2021 10:37
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Sarandë, mëngjesin e ditës së sotme.
Mësohet se të plagosur kanë mbetur Spiro Iljadhi, 35 vjeç, banues në Sarandë, administratori/pronar i një lokali shumë të njohur në Sarandë dhe një kalimtar i rastit, i identifikuar si Marin Jano.
Fatmirësisht të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Spiro Iljadhi është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.
Top Channel