Përfaqësuesja e Zvicrës dhe ajo e Uellsit kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e parë të tyre në kuadër të Grupit A.
Zvicra ishte afër ta niste me fitore Kampionatin Evropian, por në fund u dorëzuan dhe duhet të kënaqen me një pikë.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë shumë më të mirë dhe të hapur nga Zvicra, e cila tentonte me çdo kusht golin.
Pas vetëm katër minutave lojë në këtë pjesë, Zvicra arriti ta gjej golin me anë të Breel Embolo, i cili shënoi me kokë për 0-1 pas asistimit të Xherdan Shaqirit.
Breel Embolo goal for Switzerland vs Wales. #SUI #WAL #WALSUI #EURO2020 pic.twitter.com/Vj2Z0GJzkp
— WyngBack Football ⚽️ (@wyngback) June 12, 2021
Pas këtij goli, zviceranët u kthyen paksa mbrapa dhe Uellsi shfrytëzoi për mrekulli situatën për të fituar terren dhe rritur sulmet.
Kjo situatë bëri që Uellsi ta gjej golin e barazimit me anë të Kieffer Moore (74’), i cili shënoi gjithashtu me kokë për 1-1.
Deri në fund të ndeshjes, Zvicra e gjeti edhe një gol me anë të Mario Gavranovic (85’), por goli u anulua nga VAR-i dhe në fund ndeshja u mbyll me barazim 1-1.
Pas këtij barazimi, Zvicra e sheh veten në pozitën e parë me një pikë, po aq sa ka Uellsi i treti, ndërsa Italia kryesor renditjen me tri pikë dhe Turqia e fundit pa pikë. Në ndeshjen e radhës, Helvetikët luajnë me Italinë, ndërsa Uellsi me Turqinë.
Kieffer Moore header goal for Wales vs Switzerland #WAL #SUI #EURO2020 pic.twitter.com/4IM9s3RtGR
— WyngBack Football ⚽️ (@wyngback) June 12, 2021
Top Channel