Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026 15:49

“Disa politikanë perëndimorë po kërkojnë një konflikt mes NATO-s dhe Rusisë, pas një strategjie “të dështuar” për ta mposhtur Moskën në luftën e saj me Ukrainën”, ka kryeministri sllovak, Robert Fico.

Fico, udhëheqësi sllovak prej kohësh, i cili ka ruajtur marrëdhënie të mira me Rusinë dhe refuzon ndihmën ushtarake për Ukrainën, ka deklaruar këtë javë se Evropa ishte më pranë se kurrë një lufte të përmasave të mëdha që mund të shpërthente si pasojë e luftës në Ukrainë.

Në të njëjtën kohë, disa liderë evropianë, përfshirë ata në Francë dhe Poloni, kanë paralajmëruar për sulme hibride ruse.

Në mesazhin e tij Fico ka thënë se “Po përballemi me një rrezik vdekjeprurës”, ndërsa ka akuzuar Perëndimin se “po i hedh benzinë zjarrit” përmes mbështetjes së tij për Ukrainën, e cila, sipas tij, nuk ka sjellë rezultate.

“Dështimi i strategjisë për ta shkatërruar Rusinë përmes luftës në Ukrainë ka bërë që disa politikanë perëndimorë të besojnë se, nëse qëllimi nuk mund të arrihet përmes ushtrisë ukrainase dhe mbështetjes së plotë për të, atëherë duhet bërë çdo përpjekje për të nxitur një konflikt mes NATO-s dhe Rusisë”, ka thënë Fico.

Ai ka shtuar se lufta në Ukrainë nuk është luftë e Sllovakisë dhe as e NATO-s, por ka theksuar se: “Disa nxitës të luftës brenda NATO-s po përpiqen, me çdo kusht, ta shndërrojnë këtë luftë në një konflikt mes Rusisë dhe NATO-s”.

 

Top Channel