Shtyrja e Panairit të 29-të të librit, reagon botuesi Frano Kulli: S’besoj se ka shëmbëlltyrë të ngjashme kund tjetër, që Krishtlindjet të kthehen në ditë pune 05/11 16:30
Ndarja dhe largësia e detyruar ka qenë mbytëse për njerëzit dhe veçanërisht për artistët.
Ata theksojnë nevojën dhe rëndësinë e rikuperimit të kësaj përmase të bashkimit njerëzor.
Pikërisht kjo nevojë ka qenë frymëzimi i veprave të krijuara për ekspozitën “Hapësira që na rrethon”.
Artistët kanë hulumtuar dhe realizuar veprat e tyre, të cilat portretizojnë njerëzit apo hapësirën, që i rrethon. Mesa duket të aftë për të mos pranuar emocionalisht mundësinë e shkëputjes dhe distancimit, kjo ekspozitë vjen si një përkëdhelje e rinovuar, që heq kohën e mungesave.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për një javë tek Kalaja e Tiranës.
Top Channel