Shqipëria “bie” në Pragë, perla e Cikalleshit nuk mjafton!

08/06/2021 22:29

Nga Praga Shqipëria largohet me kokën ulur, duke u mposhtur në miqësore ndaj Republikës Çeke me shifrat 3-1. Rezultat jo i mirë, por një fitore për kundërshtarin e pa merituar por që erdhi falë gabimeve që kuqezinjtë bënë.

Një pjesë e parë tepër e vakët nga ana e kuqezinjëve e shoqëruar edhe me gabime të shumta, e që ndoshta mund të justifikohen edhe me faktin se ishte një ndeshje miqësore. Sinjalin e parë çekët do ta jepnin që në minutën e 16-të me Jantko, por Selmani do të shfaqej vendimtar duke ndalur kundërshtarin. Sidoqoftë, në mundësinë e dytë të paraqitur, Çekia nuk fali. Patrick Schik në tentativën e tij me kokë ja doli të finalizonte. Kundërshtari do të përfitonte maksimalisht nga presingu i tyre, teksa brenda pak sekondash dy herë do të kërcënonte portën e Selmanit, fillimisht Masopust i cili falë Selmanit nuk ja doli të përfitonte nga gabimi i mbrojtjes tonë dhe pak çaste më pas ishte Schick, ai që tentoi të dyfishonte shifrat por fati ishte në krahun tonë. Çekia nuk do të ndalej pasi në të 28-ën, Jantko do t’i shkonte shumë pranë golit. Gjithsesi ateherë kur nuk pritej një perlë e Sokol Cikalleshit do të bënte të mundur të barazoheshin shifrat, duke realizuar golin e 11-të me kombëtaren me sulmuesin kavajas që barazoi në vendin e 4-t të shënuesve më të mirë Salihin dhe Rrakllin. Me këtë supergol skuadrat i drejtohen dhomave të zhveshjes ne barazim 1-1.

Pjesa e dytë, nis me tension. Nw minutën e 56-të Celutska përplas në tok trajnerin Edy Reja një gjest i turpshëm dhe i panevojshëm që shkakton nervozizëm. Në minutën e 62-të, sërish Schik do të provonte të dilte fitues përballe Selmanit, por ky i fundit është në ditën e tij më të mirë. Gjithsesi kundërshtari sërish do të prishte humorin e Edy Rejas, pasi në të 68-ën Masopust dyfishon shifrat. Edhe njëherë mbrojtja shfaqet e pavëmendshme. Kuqezinjtë provojnë të reagojnë në min e 70-të dhe njëherë Cikalleshi në kërkim të eurogolit. Gjuatja e fortë e sulmuesit nga një distancë tepër e largët do të merrte si kundërpërgjigje, reagimin e Vaclik.

Në minutën e 73-të, Përpjekja e Manaj me kokë shkon mbi kuadrat. Mbrëmja do të mbyllej në mënyrën me të keqe për kuqezinjtë pasi në të 89-ën Celutska na jep edhe goditjen e tretë. Në sekondat e fundit ishte Keidi Bare që provoi të ngushonte rezultatin por topi shkoi në shtyllë, teksa pas tij ishte Laçi por sërish pa sukses. Një fitore për çekët e cila fare mirë mund të konsiderohet e dhuruar. Gabime të shumta që duhen korigjuar përpara se ndeshjet e vërteta ato të shtatorit në kualifikueset Botërorit të nisin./supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA