“Pa pjesëmarrje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog as që duhet të ketë dialog” me Serbinë.

Kështu ka vlerësuar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit të zhvilluar me kryeministrin, Albin Kurtit, me qëllim të krijimit të unitetit politik për pozicionin shtetëror që Kosova duhet ta mbaj në dialogun, që pritet të filloj në qershor.

Për këtë dhe parimet e tjera që duhet t’i ndjek qeveria sipas LDK-së, Abdixhiku tha t’ia ketë dorëzuar edhe një dokument.

Megjithë këtë, ai ka mohuar pjesëmarrjen direkte në dialog, duke thënë se do të luaj rolin e tyre brenda Kuvendit.

Derisa tha se gjatë këtij takimi ka vërejtur se Kryeministri Kurti nuk ka ndryshuar qëndrim vetëm për reciprocitetin.

Qëndrimin e njëjtë me LDK-në se Qeveria duhet të kërkojë përfshirje të SHBA-ve në dialogun Kosovë- Serbi, ka mbajtur edhe AAK-ja gjatë takimit të zhvilluar të martën.

Përveç me partitë politike, Kryeministri Kurti ka krijuar edhe ekipin negociator me qëllim të përgatitjes për arritjen e marrëveshjes finale.

Megjithatë, Qeveria ende nuk ka dalë me një pozicion lidhur me rezultatet e këtyre takimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA