Teuta me një dorë tek titulli, shpëton Skënderbeu, Bylisi më pranë rënies

21/05/2021 22:14

Mbyllet pa gola sfida mes Laçit dhe Teutës, një pikë e fituar nga secila skuadër, që për “Djemtë e Detit” vlen titullin kampion, pasi kryesojnë me pikë të barabarta me Vllazninë, por kanë vetëm epërsinë e një goli në golaverazhin e përgjithshëm, teksa në sfidat direkte janë në baraspeshë totale.

Në javën e fundit skuadra e Martinit pret Apoloninë, ekipin më të dobët të kampionatit. Gjithsesi, një mundësi matematikore për të fituar kampionatin e ka edhe Laçi, sigurisht nëse triumfon me Vllazninë dhe Teuta me Partizanin nuk I fitojnë sfidat respektive, skenar që vështirë të ndodhë.

Siguron matematikisht qëndrimin në Superiore Skënderbeu, falë suksesit 2-1 përballë Kukësit. Skuadra korçare shënoi dy herë gjatë pjesës së parë me Marën dhe Jean Victorin, ndërsa në fraksionin e dytë Agim Ibraimi reziloi golin e nderit për verilindorët.

Shumë e rëndësishme për garën e mbijetesës përplasja mes Kastriotit dhe Bylisit, që u mbyll barazim 1-1. Fillimisht shënuan ballshiotët me Bejin në minutën e katër, ndërsa barazimi I krutanëve erdhi në minutën e 74-t me Dacin. Në renditje, Kastrioti mbetet me një pikë më shumë se Bylisi dhe në javën e fundit përballet me Kukësin, ndërsa ballshiotët presin Partizanin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA