“Jam shumë i lumtur”/ Pasi la “Për’puthen”, Riniani flet për partneren e re dhe tregon nëse do të jetë pjesë e “Big Brother Vip”

20/05/2021 14:54

Rinian Leka shkaktoi shumë “rrëmujë” pasi hyri në “Për’puthen” dhe vazhdon të tërheqë vëmendjen, edhe pasi la emisionin.

Pasi doli nga “Për’puthen”, Riniani foli për herë të parë, në një intervistë për “Shqipëria live”.
Ish-konkurrenti pranon se tashmë është dikush në jetën e tij. “Zemra ka rifilluar të rrahë. Njohja ka ndodhur, tashmë them se jemi në fazën e dashurisë. Nuk ka lidhje me ‘Për’puthen’, as me showbiz-in. Kemi pasur një kontakt kur po lija programin”, rrëfen ai.

Për këtë marrëdhënie, ‘kreditet’ ia jep “Për’puthen”, pasi “është bërë shkak për këtë lidhje të re. Jam shumë i lumtur!”

Më tej, thotë se nuk është penduar për asgjë në emisionin dhe nëse do të kthente kohën sërish, nuk do të ndryshonte asgjë. “Super eksperiencë. Nuk jam fare pishman për asgjë”. Edhe për sa i përket refuzimit, që i bëri Anës për të dalë bashkë, thotë: “Po të njëjtin veprim do të kisha bërë, kërkesa ndodhi shumë shpejt, kisha pak kohë që e njihja Anën”.

Ndërkohë, pas lajmit se kanë nisur audicionet për “Big Brother Vip”, është përfolur se disa nga konkurrentët e “Për’puthen” do të marrin pjesë. A do të pranonte Riniani, nëse do të merrte një ftesë të tillë? “Unë jam pro eksperiencave të reja, por për momentin nuk do ta kisha pranuar se po i jap përparësi punës”, përgjigjet ai.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel