Kosovë/ Notarët shpresojnë rezultate të mira në Kampionatin Evropian

14/05/2021 22:53

Federata e Notit të Kosovës (FNK) ka zhvilluar sot një takim me notarët e Kosovës, të cilët do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian që zhvillohet në Budapest të Hungarisë.

Në Kampionatin Evropian, dje ka zhvilluar garën e tij edhe notari ynë Art Krasniqi në kategorinë e hapur deri në 10 metra, ku ka zënë vendin e 30-të, përcjell KosovaPress.

Me rast të takimit të sotëm, presidenti i (FNK) Astrit Haliti tregoi që Kosova do të përfaqësohet nga tetë sportistë, katër vajza dhe katër meshkuj, dhe synimi i tyre do të jetë paraqitja sa më e mirë, dhe të zënë vende më të mirë në ranglistë.

“Ajo çka presim nga ky kampionat, normalisht që jemi në një numër më të madh të sportistëve, domethënë janë katër vajza dhe katër djem, është që të ketë paraqitje sa më të mirë, normalisht përmirësim të rekordeve të Republikës së Kosovës dhe renditje sa ma lartë që të jetë e mundur nga ky kampionat”, tha Haliti.

Pas tij, fjalën mori edhe Ardian Hamiti, trajner i përfaqësueses së notit tregoi edhe pritjet që ka nga ky kampionat.

“Na e dimë potencialin tonë, presim me i përmirësuar rezultatet personale, gara është jashtëzakonisht e fortë, realisht nuk është që presim ndonjë plasman të lartë, krejt çka presim prej sportistëve është të japin performancën më të mirë prej vetës, edhe me i përmirësua rezultatet personale”, tha Hamiti.

Kosova do të përfaqësohet nga gjashtë sportistë në Kampionatin e Notit.

Arti Krasniqi zhvilloi garën e tij dje, ku zuri vendin e 30, ndërsa nesër do të udhëtojnë për në Budapest edhe shtatë përfaqësues të tjerë që të zhvillojnë garat e tyre në kategoritë përkatëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA