Gjysmëfinale e mallkuar për Anglinë, “Tre Luanët” bëhen të vetmit që nuk kualifikohen pasi shënojnë të parët në këtë fazë për të dytën herë

15/07/2026 23:30

Eliminimi i Anglisë nga Argjentina në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026 ka sjellë edhe një statistikë të veçantë, e cila nuk flet aspak në favor të “Tre Luanëve”.

Sipas të dhënave, në shekullin XXI kanë ndodhur vetëm dy raste kur një kombëtare ka kaluar e para në avantazh në një gjysmëfinale të Botërorit, por nuk ka arritur të sigurojë kualifikimin në finale. Të dyja këto raste i përkasin Anglisë.

Rasti i parë ishte në Botërorin 2018, kur Anglia kaloi në avantazh ndaj Kroacisë, por u përmbys dhe u eliminua pas humbjes 2-1 në kohën shtesë.

E njëjta histori u përsërit edhe në Botërorin 2026. Anglezët kaluan në epërsi falë golit të Anthony Gordon në minutën e 55-të, por Argjentina reagoi në fundin e ndeshjes me golat e Enzo Fernandez dhe Lautaro Martinez, duke fituar 2-1 dhe siguruar biletën për në finale.

Kështu, Anglia mbetet e vetmja kombëtare në këtë shekull që ka humbur dy gjysmëfinale të Kupës së Botës pasi kishte shënuar e para, një statistikë që e bën edhe më të dhimbshëm eliminimin e radhës për skuadrën angleze.

Top Channel