Harry Kane e ka me Tuchelin: Në këtë nivel, kjo lojë nuk mjafton….
Antonio Conte dhe Lautaro Martinez, një raport që ka pasur ulje e ngritje. Flitet sërish për këta dy personalitete për elozhet që trajneri italian i rezervoi kapitenit të Interit, autori i golit të fitores së Argjentinës ndaj Anglisë në gjysmë finale.
‘Rritja e tij po vazhdon. Pastaj ka personalitet dhe karizëm. Ka një Inter me Lautaron dhe një Inter pa Lautaron, prania e tij sposton shumë-ishte shprehur Conte për të përditshmen La Gazzetta Dello Sport-aksioni i Lautaros në golin e tretë të Argjentinës ndaj Egjiptit kaloi pak pa u vënë re, por ishte një çmenduri, doli në fushë, mbrojti topin dhe i la Enzo Fernandez kohën për të arritur në kohë dhe dha një krosim perfekt. Mos prisni që një qendërsulmues të bëjë diçka të tillë’.
Fjalë këto që tani duken si profetike vetëm pak pas golit të shënuar me kokë në minutën e 92 që i dha biletën për finalen e botërorit Argjentinës.
Precedentët mes Contes dhe Lautaros.
Në 2021, kur Antonio Conte ishte në stolin e Interit, në sezonin e titullit të 19 kampion të zikaltërve, Lautaro nuk e priti mirë zëvendësimin ne ndeshjen ndaj Romës. Argjentinasi doli nga fusha duke hedhur një shishe me shkelm që për pak sa nuk goditi shokët e skuadrës në pankinë. Në këtë pikë Conte iu kthye duke i thënë fjalë të rënda: Rri urtë, fenomen dreqi, duhet të tregosh respekt’. Pak ditë më vonë, në Pinetina e mbyllën këtë çështje duke simuluar një ndeshje boksi mes të qeshurave të të pranishmëve.
Tetorin e kaluar, gjatë Napoli-Inter, Lautaro kishte mbrojtur Dumfries pasi Conte e kishte akuzuar holandezin se e kishte ekzagjeruar pas një faulli të pësuar. Kapiteni interist nga leximi i buzëve u duk se tha një fjalë fyese për trajnerin salentin dhe më pas bëri një gjest aspak të hijshëm me dorë. Conte reagoi dhe protestoi te Mariani: ‘ai duhet të më respektojë’, por arbitri e dënoi me kartonin e verdhë.
Top Channel