Champions League/ Egnatia ‘luan tenis’ me Petro Cub dhe arrin një kualifikim historik
Egnatia realizoi një arritje historike teksa për herë të parë në historinë e saj u kualifikua për në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve.
Pasi shkatërroi Petro Cub me rezultatin tenistik, skuadrën kampione të vendit e pret një kundërshtar më i vështirë dhe bëhet fjalë për skuadrën sllovene të Celjes që e nis aventurën e saj në këtë kompeticion pikërisht nga raundi i dytë kualifikues.
Celje në vitet e fundit ka pasur një përmirësim të dukshëm dhe në dy sezonet e kaluara ka qenë në fazën e Ligës në Conference League, madje ka arritur ta kalojë këtë fazë duke arritur një herë deri në çerekfinale dhe njëherë deri në 1/8 e finaleve.
Theksojmë se te skuadra e Celjes aktivizohet ish sulmuesi i Dinamos, Veton Tusha dhe sulmuesi i skuadrës së Kosovës U21, Milot Avdyli. Egnatia do ta luajë ndeshjen e parë me Celjen në shtëpi, ndërsa të kthimit në transfertë.
Top Channel