‘Orakulli’ Antonio Conte: Lautaro Martinez ka personalitet e karizëm, prania e tij sposton shumë
Anglia po kalon ndjenjë të fortë zhgënjimi pas humbjes dramatike 2-1 ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, një ndeshje që “Tre Luanët” e kishin në dorë deri në minutat e fundit, por që u kthye në festë për kampionët në fuqi.
Mediat më të mëdha britanike i kanë kushtuar hapësira të mëdha eliminimit të skuadrës së Thomas Tuchel, duke e cilësuar rezultatin si një tjetër kapitull të dhimbshëm në historinë e futbollit anglez.
BBC Sport e përshkroi humbjen si një “zemërthyerje në gjysmëfinale”, duke theksuar se Anglia humbi mundësinë për të luajtur finalen e parë të Kupës së Botës pas plot 60 vitesh. Artikulli kryesor i transmetuesit publik britanik u fokusua te dëshpërimi i lojtarëve pas vërshëllimës së fundit dhe te fundi dramatik i sfidës.

Edhe më e ashpër ishte tabloidi The Sun, i cili zgjodhi titullin me lojë fjalësh: “Edhe një magji nga Messi”, duke iu referuar ndikimit vendimtar të Lionel Messit dhe Argjentinës në eliminimin e anglezëve.

Gazeta shkroi se “Tre Luanët” u shkatërruan nga goli fitues i Lautaro Martinez në kohën shtesë të ndeshjes, duke e quajtur fundin e sfidës “mizor” për Anglinë.
Daily Mirror vuri theksin te përmbysja e vonë e argjentinasve, duke shkruar se “dy gola në pesë minuta thyen zemrat angleze”. Gazeta e konsideroi humbjen si një nga më të dhimbshmet e viteve të fundit, pasi Anglia ishte vetëm pak minuta larg finales.

Ndërkohë, The Guardian analizoi aspektin taktik të ndeshjes, duke theksuar se Anglia u tërhoq shumë pas golit të avantazhit të Anthony Gordon. Sipas gazetës, Argjentina përfitoi nga pasiviteti anglez dhe përmbysi gjithçka me golat e Enzo Fernandez dhe Lautaro Martinez, duke siguruar biletën për në finalen e madhe.

Pavarësisht zhgënjimit, shumica e mediave britanike kanë pranuar se Argjentina tregoi karakter kampioni dhe meritonte finalen pas reagimit të jashtëzakonshëm në minutat e fundit.
Tashmë Argjentina do të përballet me Spanjën në finalen e Kupës së Botës 2026, ndërsa Anglisë i mbetet edhe një herë të presë për të rikthyer futbollin në shtëpi.
Top Channel