Lautaro, lot pas golit ndaj Anglisë: “E ëndërroja që kur babai im më bleu këpucët e futbollit”

15/07/2026 23:59

Sulmuesi i Interit feston pas golit ndaj Anglisë, i cili i vlen kualifikimin në finalen e dytë radhazi të Kupës së Botës: “Ky ekip vazhdon të tregojë se nga çfarë brumi është gatuar”. Trajneri Scaloni: “Jemi unikë. Dhe nuk është arrogancë: është zemër”.

Në fushë u dergj në lot kur goditja e tij me kokë në minutën e 92-të i dhuroi Argjentinës fitoren e bujshme në minutën e fundit kundër Anglisë dhe kualifikimin e dytë radhazi në finalen e Kupës së Botës. Më pas, përpara mikrofonave, Lautaro Martinez e kishte të vështirë të përmbante gëzimin.”Është e pabesueshme, vërtet e pabesueshme — e nisi fjalën ai pas vërshëllimës së fundit. — Kam ëndërruar gjithmonë të shënoja këtë gol, që nga momenti kur babai im më bleu palën e parë të këpucëve të futbollit. Po e shijoj gjithë këtë, po shijoj jetën. Edhe Enzo Fernandez shënoi një gol fantastik. Ky ekip vazhdon të tregojë se nga çfarë brumi është gatuar.”

Reagimi i trajnerit Scaloni

I emocionuar dukshëm u shfaq edhe trajneri i “Albiceleste”-s, Lionel Scaloni, në të disatën ndeshje radhazi që vendoset nga zëvendësimet nga stoli. “Jam pa fjalë. Jam jashtëzakonisht i lumtur për skuadrën dhe për tifozët tanë: nuk pushojnë kurrë së më habituri. Është e vështirë të shpjegosh atë që po tregojnë lojtarët. Jemi vërtet unikë. Dhe janë pikërisht këta tifozë që na shtyjnë drejt fitores”, shpjegoi ai, përpara se t’i hidhte dorezën e sfidës Spanjës.

“Do të përpiqemi të fitojmë, do të japim maksimumin. Jemi unikë. Dhe kjo nuk është arrogancë: është zemër,”-  përfundon Scaloni. – “Fanella e imponon këtë: të japësh gjithçka deri në fund dhe të mos kursesh asgjë.”

Top Channel