Live Angli-Argjentinë/ Super Pickford, portieri i “Tre Luanëve” mohon tre herë golin e barazimit (Video)
Teksa Kupa e Botës 2026 po i afrohet finales, një analizë e bazuar në të dhëna nga grupi kërkimor NetSI Sport i Universitetit Northeastern ka evidentuar futbollistët që kanë dominuar turneun në kategori të ndryshme.
Kylian Mbappé kryeson për kontributin direkt në gola, me 8 gola dhe 3 asistime, duke qenë lojtari më vendimtar në aspektin ofensiv. Menjëherë pas tij renditet Lionel Messi, me 8 gola dhe 2 asistime, shifra të arritura në gjashtë ndeshje.

Në driblime, i pakonkurrueshëm ka qenë talenti spanjoll Lamine Yamal, me mesatarisht 4.4 driblime të suksesshme për 90 minuta.

Në aspektin mbrojtës spikat mesfushori i Paraguait Andrés Cubas, i cili ka regjistruar 237 aksione mbrojtëse, më shumë se çdo futbollist tjetër në turne.

Për ndërtimin e lojës, dirigjenti i Spanjës Rodri kryeson në pasime. Ai ka tentuar 628 pasime, prej të cilave ka realizuar 583, me një saktësi mbresëlënëse prej 92.8%.

Megjithatë, sipas analizës së NetSI Sport, lojtari më i kompletuar dhe kërcënimi më i madh ofensiv i këtij Botërori është Lionel Messi. Kapiteni i Argjentinës kryeson në pasimet progresive, ka ndikimin më të madh me topin në këmbë dhe renditet në 99 për qindëshin më të lartë të turneut për gola të pritshëm, asiste, raste të krijuara dhe pasime kyçe. Këto statistika e vendosin Messin si futbollistin me ndikimin më të madh në fazën sulmuese të Kupës së Botës 2026.

Top Channel