Finale historike në Botëror, për herë të parë do të përballen kampionët në fuqi të dy kontinenteve

15/07/2026 23:14
Foro: Fabrizio Romano

Finalja e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës do të hyjë në histori për një arsye të veçantë.

Për herë të parë në historinë e Botërorit, në ndeshjen për trofeun do të përballen kampionët në fuqi të Europës dhe kampionët në fuqi të Amerikës së Jugut.

Spanja siguroi biletën për në finale pasi mposhti Francën, ndërsa Argjentina përmbysi Anglinë me rezultatin 2-1, duke rezervuar një duel spektakolar mes dy prej kombëtareve më të forta të momentit.

Ky do të jetë gjithashtu vetëm finalja e dytë në historinë e Kupës së Botës mes dy vendeve hispanofone. E vetmja herë kur kishte ndodhur diçka e tillë ishte në vitin 1930, në finalen e parë të Botërorit, ku Uruguai mposhti Argjentinën me rezultatin 4-2.

Përballja mes Spanjës dhe Argjentinës pritet të jetë një nga finalet më të shumëpritura të viteve të fundit. Nga njëra anë është kampionia e Europës, ndërsa nga ana tjetër kampionia në fuqi e botës dhe e Amerikës së Jugut.

Top Channel