Historia e vërtetë se si një burrë i jashtëzakonshëm nga një cep i largët i botës, krijoi një perandori e cila do ta udhëhiqte botën drejt epokës moderne.

Ushtria mongole e udhëhequr nga Genghis Khan nënshtroi më shumë toka dhe njerëz në njëzetepesë vite, sesa romakët në katërqind vite. Në pothuajse çdo shtet që mongolët pushtonin, ata sillnin një rritje të paprecedentë të komunikimit kulturor, zgjeronin tregtinë, dhe lulëzonin qytetërimin.

Shumë herë më progresiv se udhëheqësit e tjerë europianë apo aziatikë, Genghis Khan hoqi torturën, mundësoi liri fetare universale dhe shkatërroi sistemet feudale të privilegjeve aristokratike. Që nga ngjitja e tij përmes kulturës fisnore, e deri te lulëzimi i qytetërimit që solli perandoria mongole, kjo vepër e shkëlqyer revizionizmi historik, nuk është asgjë më pak se historia epike se si u krijua bota moderne.

“Kam shumë pak kohë në punën time të re. Por nga ata pak libra që kam lexuar, i preferuari im është “Genghis Khan dhe krijimi i botës moderne” nga
Jack Weatherford. Është një libër magjepsës që e paraqet Genghis Khan-in në një mënyrë krejt të re. Na tregon se ai ka qenë një lider i madh laik, ndër të tjera”.
—Manmohan Singh, ish-kryeministër i Indisë

Të dhëna për librin
Faqe 424
V. Bot 2019
Vendodhja Tirane
Gjuha Shqip
Grupmosha mbi 14 vjeç
Përkthyesi Fari Laçka
Shtwpia Botuese Minerva

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA