Greqia i vjen në ndihmë Bullgarisë, dërgon raketa Patriot për mbrojtje antibalistike
Akullnajat gjermane po shkrihen më shpejt se sa mendohej më parë dhe për dhjetë vjet ato mund të mos ekzistojnë fare.
“Ditët e akullnajave në Bavari janë të numëruara, dhe kjo shumë më herët se sa ishte menduar”, tha Thorsten Glauber, ministri bavarez i mjedisit, duke theksuar se për dhjetë vjet ato mund të mos ekzistojnë fare.
Bavaria është pjesa e vetme e Gjermanisë ku ka akullnaja. Shkencëtarët më parë parashikuan që akullnajat do të shkriheshin nga mesi i shekullit, por shkrirja është përshpejtuar në mënyrë dramatike në vitet e fundit.
Në Alpet bavareze, ka pesë akullnaja që ndodhen në zonat Zugspitze dhe Berchtesgaden. Ato kanë humbur dy të tretat e vëllimit të tyre dekadën e kaluar.
“Akullnajat nuk janë vetëm një monument i historisë së Tokës në formën e borës dhe akullit, ato janë në të njëjtën kohë një termometër i gjendjes së klimës sonë”, tha Glauber.
Situata nuk është dramatike vetëm në Gjermani. Një studim i botuar në revistën “Nature” javën e kaluar zbuloi se shkrirja e akullnajave e shkaktuar nga ngrohja e klimës është përshpejtuar më tej në 20 vitet e fundit, duke shkaktuar rritjen e niveleve të detit.
Sipas një studimi, akullnajat në të gjithë planetin humbën mesatarisht 267 miliardë ton akull në vit nga viti 2000 deri në 2019-ën, e cila është e mjaftueshme për ta mbajtur Zvicrën të zhytur nën gjashtë metra ujë çdo vit.
Top Channel