Zona piktoreske e Elmbridge, në Angli është zakonisht mjaft e qetë, por së fundi po përballet me akte që i kanë vënë në alarm banorët, të cilët krenohen me natyrën e bukur dhe gjelbërimin e harlisur te saj.

Me të rënë nata, një person i panjohur pret me sharrë elektrike pemët dhe zhduket pa lënë gjurmë. Fushata e çmendur e tij ka nisur përpara një muaji, thotë CNN. “Më duket sikur ky njeri po tallet me ne”, shprehet një banor, Cameron Flynn.

Njerëzit janë shumë konfuzë. Disa janë të frikësuar se çfarë mund të bëjë më tepër një manjak i tillë, që vjen rrotull me një sharrë masive elektrike”, shton ai. Situata e krijuar i ka shtyrë rezidentët e Elmbridge të mobilizohen. Një grup i krijuar në Facebook me emrin Elmbridge Tree Patrol, ka grumbulluar deri tani 1.000 vullnetarë, të gatshëm të mbrojnë ambientin.

Grupi u krijua pikërisht nga Flynn që sqaron se pjesëtarët e tij do të patrullojnë gjatë natës, por nuk jep më shumë detaje nga frika se mos në mesin e grupit ‘online’ mund të jetë infiltruar edhe vetë shkatërruesi fantazmë i pemëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA