Është e rrallë të shikosh ndonjë gabim prodhimi në një telefon iPhone, e megjithatë, duket se te disa iPhone 11 Pro logoja nuk ka qenë e pozicionuar siç duhet.
Foto të postuara në Twitter treguan pjesën e pasme të një iPhone 11 Pro nga dy këndvështrime. Defekti duket se është në pozicionimin dhe këndin e logos së Apple, e cila zakonisht qëndron në qendër të panelit në pjesën e pasme, por në këtë rast ka anon më shumë nga ana e djathtë.
Një gabim ky jashtëzakonisht i rrallë, me një shans “1 në 100 milionë” që të ndodhë për shkak se pajisja kalon përmes procesesh tejet të rrepta të garantimit të cilësisë përpara se të mbërrijë tek klienti. Sipas Internal Archive, iPhone me logon e gabuar është shitur për 2700 dollarë, shumë më tepër nga sa shitet normalisht këto ditë një 11Pro.
Diçka e ngjashme ka ndodhur në 2015-tën, kur një gabim prodhimi bëri që një iPadPro të kishte pjesën e pasme në ngjyrë të argjendë, ndërsa butonin në ngjyrë të arta, një kombinim jashtëzakonisht i rrallë ngjyrash për një pajisje të tillë.
Top Channel