FOTO/ E gjithë vëmendja tek Angelina Jolie, veshja i zbulon reçipetat

19/09/2026 12:17

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Angelina Jolie, u fotografua të enjten teksa mbërrinte në aeroportin JFK në Nju Jork, duke tërhequr vëmendjen me veshjen e saj elegante në ngjyrë krem.

Jolie u shfaq me një bluzë mëndafshi me jakë të hapur dhe një fund të gjatë, të kombinuar me këpucë të zeza të sheshta dhe një çantë të madhe të zezë. Ajo mbante gjithashtu telefonin në dorë dhe shoqërohej nga një pjesëtar i shërbimit VIP të aeroportit.

51-vjeçarja, e cila njihet për qetësinë e saj në ambiente të mbushura me fansa, u fotografua me syze të mëdha të errëta ndërsa kalonte në terminal.

Vetëm pak ditë më parë, Jolie mori pjesë në premierën në Nju Jork të filmit të saj të ri, Without Blood, së bashku me vajzën e saj, Zahara. Gjatë mbërritjes, ajo u përpoq të qetësonte turmën e fansave dhe personave që kërkonin autografe, madje në pamjet e publikuara nga fansat duket se u kërkoi të ndalonin.

Jolie është parë së fundmi edhe pranë dritares së katit të dytë të Atelier Jolie, shtëpisë së saj të modës dhe kolektivit krijues, që ndodhet në ish-studion dhe shtëpinë e artistit Jean-Michel Basquiat.

Në një intervistë të publikuar nga L’Officiel USA më 9 shtator, Jolie tha se dëshiron të largohet nga Shtetet e Bashkuara dhe të jetojë një jetë më nomade, tani që binjakët e saj, Vivienne dhe Knox, kanë mbushur 18 vjeç.

Ajo tha se po përjeton “fundin e një periudhe të caktuar” të jetës së saj.

Top Channel