Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë në një linjë përsa i takon dialogut me Serbinë, të cilin do ta udhëheqin së bashku.

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2019, e ka bërë të qartë se kush e udhëheq këtë proces. “Natyrisht, kryeministri këtë do ta bëjë duke u këshilluar dhe koordinuar me presidenten dhe duke ndërtuar konsensus nacional e shtetëror në lidhje me dialogun. Kryeministri ka deklaruar disa herë tashmë se do të kërkojë konsensus dhe debat deri në shterim me opozitën për çështje kapitale për vendin dhe dialogu me Serbinë është ndër çështjet kryesore ku do të kërkohet konsensus”, theksoi ai per REL.

Sipas vendimit të vitit 2019, të Gjykatës Kushtetuese, Qeveria e Kosovës është drejtuesja e procesit të dialogut me Serbinë. Por, njohësit e zhvillimeve politike Rrahman Paçarizi dhe Dushan Janjic, thonë se as Kurtit dhe as presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pavarësisht qëndrimeve të shprehura në favor të dialogut ndërmjet dy vendeve, që të dy nuk janë të gatshëm per rinisjen e këtij procesi. Pas zgjedhjes së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit si dhe kompletimit të institucioneve të larta të vendit me përbërjen e re, partnerët perëndimorë të Kosovës po insistojnë shumë në rifillimin e dialogut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA