Një burrë është sulmuar nga një”oktapodi zemëruar”, siç e quan ai, teksa notonte në një plazh të Australisë Perëndimore.

Në një video që është bërë virale, oktapodi mund të shihet në ujëra të cekëta duke goditur gjeologun Lance Karlson.

Krijesa erdhi pas tij dhe e goditi në krah, para se të fshikullonte qafën dhe shpinën. Tentakulat e gjallesës lanë shenja djegieje në lëkurën e tij, të cilat Karlson tha se iu qetësuan vetëm pasi vendosi kola mbi to.

Karlson tha se ishte gati të zhytej pranë vendpushimit, ku ai dhe familja e tij po qëndronin në Geographe Bay kur pa gjallesën, por pa e kuptuar që ishte oktapod.

Ai zbuloi se ishte një oktapod vetëm kur ai ndodhej afër tij, me vajzën dy vjeçare dhe po filmonte, kur papritmas oktapodi goditi në drejtim të tyre.

Ishte një tronditje e vërtetë“, tha Karlson, për agjencinë e lajmeve Reuters. Më vonë, kur ai hyri në ujë i vetëm, oktapodi e gjeti përsëri dhe e goditi. “Syzet e mia u mjegulluan, uji ishte papritur i paqartë dhe më kujtohet se isha i tronditur dhe i hutuar”, shpjegoi ai.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA