Erosi në letërsi/ Debati për personazhet femrat në veprat e shkrimtarëve shqiptarë

28/02/2021 20:27

Në një letërsi të mbyllur për jetën vanitoze siç është letërsia shqipe, një thënie e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare në librin e tij të fundit “Kohë për rrëfim-dialog me Alda Bardhylin”, do të risillte në skenë këtë debat të munguar mbi gratë.

Kadare për herë të parë thyen skemat e thotë: Në letërsi femrat i kam trajtuar zakonisht si femra problematike, me një moral jo të përsosur. Femra të tilla më dukeshin interesante. Dhe është e vërtetë kjo që këto lloje femrash të lirshme, jo fort të moralshme, janë interesante. Të tjerat nuk më kanë interesuar. Më duket se të gjithëve nuk u interesojnë të tjerat. Femrat me një tis “negativ” janë interesante. Sepse ato krijojnë edhe problemet, edhe pakënaqësitë, edhe dramat.

Në fakt kjo thënie e tij të kujton Ana Krasniqin tek Dimri i madh, një grua e martuar që nuk ia mohon vetes të ëndërrojë për një gazetar tërheqës Besnikun.

Pasqyrimi i realitetit të femrës për një vepër nuk lidhet vetëm me kohën, por edhe me perceptimin e imazhit të femrës që ka shkrimtari mashkull”.

Në përgjithësi femrat e shkrimtarit janë femra emancipuese, që e kanë çuar më tutje konceptin e dashurisë dhe erosit.

Alda Bardhyli: Kadare shfaqet si shkrimtar në anën e gruas. Unë e kam ndierë këtë që në veprën e tij të parë “Mjegullat e Tiranës”. Një roman i shkruar në vitin 1958, ku shohim një imazh më shumë fluiditet të grave që përshkruhen në këtë roman.

Por sa progresive është letërsia shqipe, në raport me erosin dhe sa seksiste është? Le të kujtojmë një tjetër personazh në letërsinë e Kadaresë që gjendet tek Qyteti pa Reklama, edhe pse bëhet fjalë për vitet 50-të. Gjon Kurti thyen një tabu e dashurohet e bën seks me nxënësen e vetë.

Ylljet Alicka: Shkrimtari çfarë dialogjesh jep dhe me çfarë emocionesh e vesh femrën është një ndër treguesit kryesorë të emancipimit të një vepre. Kadare është marrë me mbrojtjen e dinjitetit të femrës, e cila mund të jetë liberale ose jo.

Alda Bardhyli: Mos harrojmë që një nga personazhet më të bukura në prozën romanore të Kadaresë është “Përballë pasqyrës të një gruaje”.

Mimoza Ahmeti: Femrat e tij janë femra ide. Janë jashtëzakonisht të bukura, sepse janë femra ide.

Mustafa Nano: E gjithë letërsia botërore deri më sot, është mësuar ta emfatizojë bukurinë fizike të femrave. Për mua kjo është bërë sepse është një gjë objektive e kësaj bote.

Tursun Pashai është një tjetër personazh i Kadaresë i cili merrte me vete në luftë edhe hamamin. Exheri ishte e preferuara e tij, e shkrimtari e jep gati të gjallë zjarrin e tyre të dashurisë.

Ylljet Alicka: Mesazhet e tij kapërcejnë debatin letrat, por shndërrohen në mesazhe morale e ndonjëherë dhe politike, por në gjithë këto shfaqet e tij ambigue ai është një shkrimtar modern.

Mustafa Nano: Ai bën sikur kultura seksiste nuk ka ekzistuar, por ka ekzistuar dhe ka penalizuar edhe seksin tjetër. Kjo është arsyeja që ende quhet seksi i dytë.

Mimoza Ahmeti: Shkrimtari ka për detyre të provokojë dhe të çojë më larg kufijtë moralë dhe shoqërorë.

Alda Bardhyli: Nuk do ta quaja Kadarenë një shkrimtar konservator. Pasi në asnjë vepër, e aq më tepër në librin e fundit ai shfaqet si modernist i hershëm. Kadare është një shkrimtar i madh.

Në një letërsi ku dominues janë shkrimtarët burra, ashtu si në vetë historinë e letërsisë botërore, personazhet gra shpesh të krijuar nga veta ata janë përballur nga trysnia e vetë gjinisë.

Top Channel