Festat mbaruan dhe shqiptarët po kthehen në vendet ku punojnë dhe jetojnë. Por para se të nisin udhëtimin, duhet të kryejnë analizën e tamponit.

Kohët e fundit dëgjojmë për shtim të rasteve të falsifikimit të rezultatit të tamponit.

Mjekja Imunologe, Anila Mitre shpjegon: “Rezultati i testit që ne kryejmë ka elemente të sigurisë. Ka shtete që e kërkojnë fizikisht letrën, ka që e kërkojnë elektronikisht.  Ka ndodhur, që na marrin në telefon për të verifikuar vërtetësinë”.

Rezultati i tamponit del për 1 ditë, ose edhe 6 orë dhe kushton 8 mijë lekë të reja. Ne kryejmë rreth 500-600 analiza në ditë, veçanërisht për udhëtarë.

Kemi dëgjuar për falsifikime. Pasi një test pozitiv, do të thotë që personi nuk udhëton dot. Por pasojat janë të rënda, si për mjekun, agjencinë, e këdo që ndërmerr një veprim të kundraligjshëm. Një person i infektuar ndërkohë që udhëton me dokument të falsifikuar mund të infektojë gjithë pasagjerët e një avioni, të një autobusi etj”, thotë Anila Mitre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA