Olsi Rama në Pasó, një “thumb” për Gregun dhe tifozët e Tiranës!

09/01/2021 11:03

Drejtori i skuadrës së Partizanit, Olsi Rama ishte sot i ftuar në emisionin sportiv “Paso”.

Vetëm pak javë më parë, ishte i ftuar po në Top Albania Radio, nipi i tij Greg Rama, të cilit ju përmend fakti se pse ka zgjedhur të bëj tifo për Tiranën, ndërsa xhaxhai i tij, Olsi është me Partizanin. Gjithashtu nuk u lanë pa përmendur edhe tifot “Rama ik” në stadium.

Gregu u shpreh se ai vetë ka zgjedhur identitetin, kurse xhaxhi i tij ideologjinë. Ndërsa për  thirrjet “Rama ik” kujtojmë se pranoi që jemi në demokraci dhe mendimi është i lirë.

Por si e priti Olsi këtë deklaratë?! A mundi ai t’i japë një kundërpërgjigje nipçes së tij?! Gjatë intervistës me Denis Dyrnjaja, Glenti Nallbani dhe Sidorela Gjoni, Olsi dha një përgjigje tepër diplomatike për gjithçka, por në fund ndoshta i dërgoi një mesazh Gregut!

Denis Dyrnjaja: Besoj se vendin e Edit e ka zënë Gregu, nuk ishte edhe aq e lehtë ajo deklarata që dha pak javë më parë në Top Albania Radio, që tha për ty; Ai zgjodhi ideologjinë ndërsa unë zgjodha identitetin. Cila do të ishte kundërpërgjigja në këtë rast, sportive natyrisht?

Olsi Rama: Unë nuk kam asnjë kundërpërgjigje, e para sepse vendin nuk e zë dot Gregu. Megjithatë Gregu le të vazhdojë ta kërkojë identitetin edhe jam gati ta përkrah kudo që ta ketë dhe sido që të jetë. E kam nip, kështu që do ta trajtoj mirë, patjetër!

Denis Dyrnjaja: Në kontekstin sportiv nuk është se ka edhe shumë problem nëqoftëse e trajton edhe keq sepse në ring ndeshen Vitali Klitschko dhe Wladimir Klitschko fjala vjen, dy vëllezër për një trofe, kështu që me nipin nuk është problem të ndeshesh nga pikëpamja sportive?!

Olsi Rama: Unë nuk kam ku të ndeshem me të nga pikëpamja sportive sepse ai nuk luan asnjë lloj sporti.

Denis Dyrnjaja: Në hapësirë virtuale deklaratash… Kështu që derisa dy vëllezër grushtojnë njëri-tjetrin në ring nuk ka asnjë problem që të grushtojmë figurativisht me ide për futbollin, fjala vjen edhe për nipçen?!

Olsi Rama: Duhet ta kishim ftuar këtu sepse nuk është e ndershme që unëta godas kështu në boshllëk.

Denis Dyrnjaja: Domethënë paska vend për goditje…

Glenti Nallbani: Nuk e di pse, por njerëzve ju erdhi shumë mirë sidomos tifozëve të Tiranës, kur ai u shfaq me atë shallin në stadium edhe ishte si një lloj kundërgoditje ndaj Partizanit

Nuk duhet lënë pas edhe fakti, kur Gregu mbajti një qëndrim elokuent dhe racional si djali i kryeministrit, ndërsa ju bë pyetja për thirrjet “Rama ik” në stadium gjatë intervistës radiofonike.

Gregu është një djal i mbarë, patjetër që është një artist… është në një dimension të vetin gjithmonë, patjetër që jetojmë në një demokraci edhe të gjithë kanë të drejtëne mendimit të tyre. Por do i kujtoj Gregut vetëm faktin që përfitoj nga rasti që të bëhej Air Albania që të shkonte në stadium dhe të bënte tifozllëk për Tiranën. Mbase ishte edhe ogur i mirë për Tiranën se dolën edhe kampion, por nuk e di pastaj se ç’do të bëj në të ardhmen.

Ndoshta kjo e fundit ishte një “thumb” për Gregun që ka bërë tifozllëk për Tiranën vetëm kur u hap stadiumi i ri?!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA