Shkencëtarët kanë analizuar më shumë se 24,000 lojëra shahu të luajtura në turne profesionalë mbi 125 vite për të kuptuar se si mosha ndikon në aftësinë njohëse.

Ata arritën në përfundimin se njerëzit arrijnë kulmin e tyre të aftësive njohëse rreth moshës 35 vjeç dhe po prap këto aftësi fillojnë të bien pas moshës 45 vjeç.

Aftësitë tona njohëse sot tejkalojnë aftësitë e paraardhësve tanë.

“Performanca individuale rritet ndjeshëm deri në fillim të viteve 20, ka një kulm rreth moshës 35 dhe më pas fillon një rënie në moshat më të mëdha.

Njerëzit nuk kanë shumë informacion se si aftësia njohëse e njeriut ndryshon gjatë gjithë jetës.

Studimi analizoi turnet e shahut profesional midis viteve 1890 dhe 2014,. Duke krahasuar lëvizjet njerëzore me lëvizjet optimale që do të bënte një kompjuter shahu, studiuesit ishin në gjendje të përshkruanin mënyrën se si performanca njohëse e një lojtari ndryshoi kur ata po plakeshin.

Kjo metrikë jep një pasqyrë të modeleve të performancës së moshës dhe dinamikave të tyre me kalimin e kohës dhe në të gjitha grupmoshat, thonë autorët.

Në total, u vëzhguan 4,294 lojtarë, nga 20 kampionë të botës dhe 4,274 kundërshtarë.

Studimi përfshiu të gjithë kampionët e botës në shah që nga kampioni i parë botëror Wilhelm Steinitz (1836 deri në 1900) deri te Magnus Carlsen (i lindur në 1990, kampion bote që nga viti 2013).

Lojtarët e lindur pas viteve 1970 treguan aftësi njohëse mesatare rreth 8% më të larta se lojtarët e lindur rreth viteve 1870.

“Rezultatet tona sugjerojnë që kushtet në të cilat njerëzit rriten këto ditë – e cila natyrisht përfshin rritjen e shpejtë të teknologjisë dixhitale – kanë një ndikim vendimtar në zhvillimin e aftësive të tyre njohëse”, sipas Uwe Sunde, Profesor i Ekonomisë në Ludwig Maximilian Universiteti i Mynihut dhe një nga autorët e raportit.

Të dhënat gjithashtu treguan performancë në rritje të vazhdueshme gjatë shekullit të 20-të dhe ulje gjatë viteve 1990.

Zhvillimi i teknologjisë dixhitale nuk po ndikon vetëm në aftësitë tona njohëse – por gjithashtu formëson të ardhmen e punës.

Raporti i Forumit Ekonomik Botëror 2020 ka ekzaminuar parashikimet për adoptimin e teknologjisë, vendet e punës dhe aftësitë në pesë vitet e ardhshme.

Mendimi kritik, analiza dhe zgjidhja e problemeve janë ndër aftësitë kryesore që punëdhënësit presin të shohin rritje deri në vitin 2025, sipas raportit.

Por, autorët gjithashtu paralajmërojnë që dritarja e mundësisë për të rikualifikuar punëtorët është bërë më e shkurtër në tregun e punës që është kufizuar tashmë nga pandemia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA